E diel, 19 Janar, 2025

Vendos SBASHK-u: Më 8 prill protestë, pas 20 prillit grevë

- Advertisement1-

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka mbajtur Kongresin e Tetë, në të cilën janë zgjedhur organet e reja drejtuese, si dhe është marrë vendim që të protestohet më 8 prill, si dhe është paralajmëruar greva në të gjitha institucionet e arsimit dhe ato të kulturës pas datës 20 prill.

Rrahman Jasharaj, i cili është zgjedhur edhe për një mandat në krye të SBASHK-ut, paralajmëroi që me datën 8 prill, një numër i kufizuar do të dalin në protestë.

- Advertisement -

Ai ka thënë që Qeveria ka hapësira nga data 8 deri më 20 prill, që t’i plotësojë kërkesat e tyre, në të kundërtën do të hyjë në greva.

“Më 8 prill do të shkojmë në një protestë, besoj me numër të kufizuar për të mos e tepruar me numrin, ngase mund të ketë edhe probleme të tjera… Pas 20 prillit, unë siç po e shoh nuk do të ketë rezultate nga pritjet. Atëherë pas 20 prillit do të fillohet me grevë, nuk do të ketë më protesta, po flas me autoritet të plotë vetëm me SBASHK-un. Nëse deri më 20 prill, pas 8 prillit nuk do të ketë asnjë lëvizje pozitive, atëherë sistemi arsimor që nga çerdhet deri te universitet, por edhe institucionet e kulturës, do të jenë në grevë, pikërisht për dy kërkesa: Pse nuk po na japin nga 100 euro mbështetje, për shkak të ngritjes së vazhdueshme të çmimeve deri në Ligjin e pagave dhe, pse nuk jemi të përfshirë në mënyrë aktive dhe të barabartë me Qeverinë në Ligjin e pagave”, tha ai, për KP.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...