Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka nënshkruar sot vendimin që ti përkrah 229 studentë elitarë të cilët gjatë aplikimit në platformën e-Kosova, kanë pasur lëshime teknike në aplikim, shkruan AlbanianEducation.net.
Postimi i saj:
✍🏻 Kam nënshkruar sot vendimin që ti përkrah 229 studentë elitarë të cilët gjatë aplikimit në platformën e-Kosova, kanë pasur lëshime teknike në aplikim.
Në thirrjen e shpallur vitin e kaluar për bursa elitare kanë qenë gjithsej 1647 studentë përfitues. Ndërsa, pas shqyrtimit të Komisionit të ankesave, është konstatuar se 229 studentë kanë pasur lëshime teknike gjatë aplikimit.
Gjithsej, për vitin akademik 2023/2024 janë 1876 përfitues të bursës elitare. Të gjithë këta studentë do të përfitojnë nga 1 mijë euro.
🎓Si Ministri e Arsimit e si Qeveri do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje të vazhdueshme e shumë dimensionale për të gjithë studentët tanë. – LINKU