E premte, 20 Shtator, 2024

Vendos Ministria e Arsimit: Do të merren masa për sigurinë në shkolla

- Advertisement1-

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut njofton se pas ngjarjes tragjike në Beograd, do të marrë masa për sigurinë e nxënësve nëpër shkolla.

“Ngjarjet tek fqinjët tanë janë alarm serioz se angazhimi dhe shqetësimi institucional, familjar dhe individual për rritjen dhe zhvillimin e duhur të fëmijëve duhet të ngritet në një nivel edhe më të lartë.

- Advertisement -

Si krijues të politikave arsimore, Ministria e Arsimit dhe Shkencës së bashku me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të gjitha institucionet e tjera relevante, konform kompetencave të saja menjëherë filluam me revidimin e komponentit edukativ të sistemit arsimor, mekanizmave për detektimin e sfidave dhe formave të mbështetjes të nxënësve dhe familjeve.

Hapi i parë është takimi inkluziv me përfaqësues të komunitetit akademik dhe tashmë gjatë ditës së nesërme e njëjta do të mbahet në hapësirat e MASH-it, ndërsa do të marrin pjesë profesorë universitarë nga fusha e pedagogjisë dhe psikologjisë, sociologjisë, sigurisë dhe dhunës kibernetike etj.

Pas përfundimit të takimit do të kumtohen konkluzionet, përkatësisht rekomandimet, të cilat ashtu siç theksuam, do të jenë hap inicues për ngritjen e kujdesit institucional për rritjen dhe zhvillimin e duhur të të rinjve”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Arsimit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...