Shkolla ‘Darania’ në Prishtinë, pro vazhdimit të grevës

- Advertisement -

Pas gjimnazit “Sami Frashëri”, edhe një shkollë tjetër në Prishtinë ka vendosur që të vazhdohet greva në arsim.

- paragrafi 1 -

Burime të Albanian Kids Education brenda  shkollës fillore “Dardania” në Prishtinë, kanë treguar se në këtë shkollë ka kërkuar që të vazhdohet greva deri në plotësimin e kërkesave drejtuar Qeverisë.

- Advertisement -

“Shkolla ‘Dardania’ ka vendosur që ta vazhdojë grevën. Vetëm tre mësimdhënës kanë kërkuar që të vazhdojë mësimi prej të hënës, të tjerët kanë qenë kundër kësaj”, ka treguar burimi.