Vendos edhe gjimnazi Xhevdet Doda në Prishtinë: 87% e profesorëve për vazhdimin e grevës

- Advertisement -

Përderisa është duke u zhvilluar votimi i shkollave pro dhe kundër mbajtjes së grevës, shumica e shkollave janë duke votuar pro vazhdimit të grevës.

- paragrafi 1 -

Edhe gjimnazi “Xhevdet Doda” në Prishtinë ka votuar me shumicë për vazhdimin e grevës.

- Advertisement -

Këtë e kanë konfirmuar burime të Albanian Kids Education brenda këtij gjimnazi.

“Gjimnazi ‘Xhevdet Doda’ ka votuar dje me 87% për vazhdim të grevës”, ka deklaruar burimi ynë.

SBASHK ka bërë të ditur që në fundjavë do të dalë me rezultatet e shkollave nëse janë për vazhdimin e grevës apo pezullimin deri në janar. /Albanian Kids Education/