Vendimi vetëm në letër: Ushqimet e pashëndetshme vijojnë t’u shiten fëmijëve në shkolla

- Advertisement -

Në Shqipëri nuk mungojnë ligjet e as urdhëresat, por vullneti për t’i zbatuar ato.

- paragrafi 1 -

Ky urdhër i përbashkët i Ministrisë së Arsimit dhe të Shëndetësisë, është shembull tipik se si shkelen dhe harrohen rregullat vetëm pak kohë pasi miratohen.

- Advertisement -

10 muaj më parë ministrja Evis Kushi dhe ajo e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, firmosen këtë urdhër që ndalonte njëherë e përgjithmonë konsumin e ushqimeve jo të shëndetshme në shkolla.

Madje ministrja e Arsimit në daljet e saj për këtë teme, fliste me gjuhen e mjekeve.