E enjte, 22 Shkurt, 2024

Vendimi për të vaksinuar fëmijët mbështetet në etikë dhe jo në shkencë

- Advertisement1-

Të vaksinohen apo të mos vaksinohen? Kjo është pyetja më e vështirë kur bëhet fjalë për fëmijët. Ndërsa SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së kanë miratuar vaksinat anti-Covid për fëmijët mbi 12 vjeç, disa vende europiane – përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Suedinë dhe Portugalinë janë treguar më të kujdesshëm.


Në këto 3 vende, vetëm fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç që janë më të rrezikuar nga koronavirusi mund të marrin vaksinën. Javën e kaluar, komiteti i ekspertëve në Mbretërinë e Bashkuar miratoi vaksinat anti-Covid për grupmoshat mbi 16 vjeç duke e barazuar Mbretërinë e Bashkuar me Suedinë, Finlandën dhe Portugalinë, raporton abcnews.al

- Advertisement -

Finlanda madje zgjeroi fashën e vaksinimit për grupmoshat mbi 12 vjeç, duke u bashkuar me të paktën 16 vende të tjera të BE -së për të vaksinuar adoleshentët. Arsyeja për qasje të ndryshme nuk qëndron në dëshmitë e kundërta, por për shkak të llogaritjeve të ndërlikuara të rrezikut dhe përfitimit të realizuara nga komitetet e ekspertëve, të cilët balancojnë rrezikun e koronavirusit tek fëmijët me rrezikun për të zhvilluar simptoma më të rënda nga virusi.

“Ky ekuilibër mendimesh mund të jetë i ndryshëm në varësi të ekspertëve,” tha Brian Ferguson, një imunolog në Universitetin e Kembrixhit. “Kjo ndodh kur fillon të diskutohet më shumë për etikën dhe opinionin, një diskutim filozofik, në krahasim me të dhënat.”

Në Mbretërinë e Bashkuar, për shembull, Ferguson ka theksuar qartë rrezikun individual, në veçanti rrezikun shumë të vogël të inflamacionit të zemrës pas vaksinimit.

- Advertisement -

Në vende të tjera si në Francë dhe Belgjikë, shpjegimi për vaksinimin e grupmoshave mbi 12 vjeç dhe faktit që ata mund të zgjedhin nëse do të duan të vaksinohen ose jo qëndron në dëshirën për të ulur numrin e rasteve sidomos përballë varianteve më infektive siç është Delta.

“Ne gjithmonë kemi dy qëllime: të mbrojmë individin, por mbrojtja e atij individi gjithashtu kontribuon në një komunitet të mbrojtur,” tha William Schaffner, një profesor i sëmundjeve infektive në Qendrën Mjekësore të Universitetit Vanderbilt të SHBA.

Ai theksoi se ndërsa rreziku i COVID -it është më i ulët tek adoleshentët, nuk është zero. Rreth 400 fëmijë kanë vdekur nga koronavirusi në SHBA. Por në Mbretërinë e Bashkuar, Adam Finn, profesor në Universitetin e Bristol dhe anëtar i komitetit të ekspertëve në Mbretërinë e Bashkuar për vaksinimin, tha se ata po monitorojnë situatën hap pas hapi, raporton abcnews.al

- Advertisement -

Një grup studiuesish britanikë kanë botuar një studim, i cili ende nuk është shqyrtuar nga kolegët, duke treguar se fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar do të përfitonin nga vaksinimi edhe në nivel individual.

“Strategjia e Mbretërisë së Bashkuar është jashtë linjës me shumë vende të tjera, përfshirë SHBA -në , Izraelin dhe pjesën më të madhe të Europës dhe Azisë Juglindore,” shkroi në Twitter një nga autorët, Deepti Gurdasani.

Sipas një sondazhi, shumica e britanikëve mbështesin përfshirë të gjithë adoleshentët mbi 12 vjeç fushatën e vaksinimit. Disa ministra, gjithashtu, kundërshtojnë kujdesin e ekspertëve, sipas Guardian dhe Daily Mail.

Në disa vende të tjera, politikanët kanë pushuar nga puna këshilltarët e tyre ekspertë. Në Gjermani, ku komiteti që këshillonte qeverinë për vaksinimin rekomandoi vaksinimin e adoleshentëve me sëmundje bashkëshoqëruese, ministrat rajonalë të shëndetësisë vendosën që në mënyrë të njëanshme të miratojnë vaksinën për të gjithë grupmoshat mbi 12 vjeç, raporton abcnews.al

Shumica e vendeve të BE -së kanë miratuar këtë qasje. Ekspertët në Belgjikë kanë arritur në përfundimin se përfitimet individuale për fëmijët “janë të vogla”, por se një nga objektivat rreth vaksinimit është të kufizojë qarkullimin e virusit dhe të ndihmojë në parandalimin e rritjes së varianteve të reja shqetësuese.

Të njëjtën qasje ka përdorur edhe Franca. Dhe qeveria holandeze ka rekomanduar vaksinimin e fëmijëve dhe adoleshentëve për të shmangur përhapjen e virusit dhe sipas tyre është një nga mënyrat për lejuar aktivitetin e evenimenteve sportive dhe rihapjen e shkollave.

Çështje kohe

Ndërsa më shumë adoleshentë vaksinohen globalisht, do të kemi më shumë prova të disponueshme. Por lind pyetja nëse vendet do të miratojnë vaksinat për adoleshentët, tha Beate Kampmann, profesore në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër.

Deri më tani, Britania ka miratuar vaksinat për grupmoshat 16 dhe 18 vjeç, sepse ata do të fillojnë fakultetin së shpejti dhe ka më shumë gjasa të shkojnë në klube dhe festivale, ku virusi mund të përhapet më shpejt.

Duke mbrojtur qasjet e ndryshme në të gjithë Europën, Finn – anëtar i komitetit që këshillon qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për vaksinimin tha se rekomandimet rreth vaksinimit do të ndryshojnë në të gjithë botën, kryesisht për shkak të situatës së ndryshme epidemiologjike.

Për shembull, Liz Whittaker, epidemiologe tha se ekziston një “ndryshim i rëndësishëm” në të dhënat mbi shtrimet në spital, vdekjet dhe rreziqeve inflamatore tek fëmijët pas infektimit me Covid në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar edhe se obeziteti ka ndikuar në ashpërsinë e sëmundjes në SHBA.

Të gjithë janë dakord se zhvillimi i simptomave të rënda dhe vdekjes nga koronavirusi tek fëmijët është jashtëzakonisht i ulët. Sipas një studimi të publikuar në korrik, disa fëmijë me sëmundje bashkëshoqëruese dhe me aftësi të kufizuara ishin më të rrezikuar në krahasim me të miturit e tjerë të cilët nuk vuanin nga asnjë sëmundje, raporton abcnews.al

Një nga arsyet pse shkencëtarët janë të shqetësuar është sepse fëmijët ka të ngjarë të vuajnë nga “COVID i zgjatur”, kur simptomat zgjasin javë ose muaj pas kontraktimit të virusit. Të dhënat e fundit nga Mbretëria e Bashkuar na paraqesin një tablo pozitive , duke na treguar se vetëm një numër i vogël i fëmijëve vuanin nga simptoma afatgjata.

Ajo për të cilën ekspertët dhe politikanët nuk mund të bien dakord është nëse me vaksinimin e adoleshentëve do të përfitojë e gjithë shoqëria. Pasi sipas ekspertëve kjo shihet si një mënyrë për të hapur rrugën për vaksinimin e të gjitha grupmoshave.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Alp Morina (1-vjet e gjysmë), nga Lumishta e Malishevës ka nevojë për ndihmë

Apel për ndihmë! Alp (Liridon) Morina, nga fshati Lumishtë komuna Malishevë, mosha 1vit e gjashtë...

Vipa çips: Sigurinë e kemi gjithmonë në nivel, po eksportojmë në Itali pa asnjë pengesë

Kompania ‘Pestova’ ka reaguar lidhur me lajmin që u publikua në media lidhur me...

Blerond Maraj nga Peja ka nevojë për ndihmën tuaj

Blerond Maraj nga Peja ka nevojë për ndihmën e të gjithëve për trajtim jashtë...

A po i demotivojme fëmijët nga veshjet që i blejmë? Nga Marsida Simo (Sociologe)

  Bota e konsumit ka vite që është brendësuar në jetën tonë, duke filluar edhe...