E martë, 21 Janar, 2025

“Vendimi për ndalje të pagave i paprecedent, Qeveria urgjentisht ta rishikojë vendimin”

- Advertisement1-

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës i ka lënë pa paga mësimdhënësit dhe shërbyesit civilë nëpër komuna.

Ai i ka kërkuar Qeverisë që ta rishikojë urgjentisht këtë vendim.

- Advertisement -

Sipas tij, kjo qasje paraqet precedent shumë të rrezikshëm për demokracinë tonë dhe funksionimin e shtetit, derisa vendimin për ndalje të pagave e ka quajtur të paprecedent.

“Mosprocedimi i pagave për grevistët është gabim shumë i madh. E ftoj qeverinë që urgjentisht ta rishikojë këtë vendim. Kjo qasje paraqet precedent shumë të rrezikshëm për demokracinë tonë dhe funksionimin e shtetit, në shumë rrafshe. Pavarësisht se a konsideroni se kanë të drejtë apo jo grevistët, vendimi për ndalje të pagave është i paprecedent. Kujtojeni grevën e minatorëve!!”, ka shkruar Gjini.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Cineplexx mban aktivitet në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë – nxënësit fitojnë bileta falas

Kinemaja Cineplexx ka zhvilluar një aktivitet kulturor me nxënësit e klasave të katërta në...

Dritan Staro: Nivelet e mësuesve për zhvillimin profesional sipas Gabriel Diaz Maggioli

Shkrimi i përgatitur nga Dritan Staro bazohet në eksperiencën e Dr. Gabriel Díaz Maggioli....

Licencimi i avancuar i mësimdhënësve, sukses i ministrisë apo proces me mangësi?

Provimi i licencimit të avancuar për mësimdhënës, i zhvilluar së fundmi nga Ministria e...

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...