Vendimi i UP-së se profesorët s’mund të japin mësim në kolegje private, ekspertët: Do të rritet cilësia në arsim

- Advertisement -

Njohës të çështjeve të arsimit në Kosovë e kanë mirëpritur vendimin e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës (UP), i cili u ndalon profesorëve të këtij universiteti që të japin mësim edhe në kolegjet private.

- paragrafi 1 -

Ata kanë shtuar se ky vendim do të ketë ndikim të mirë, i cili do të kthej përkushtimin e plotë të profesorëve ndaj studentëve.

- Advertisement -

Drejtori i Institutit “EdGuard”, Rinor Qehaja, tha se statusi i ri i aprovuar së fundi nga senati i UP-së paraqet një vullnet të mirë të këtij institucioni për reformat që janë duke marr për përmirësimi të cilësisë.

Sa i përket vendimit për ndalim të angazhimeve të profesorëve të rregull të UP-së në kolegjet e tjera private, Qehaja shtoi se ky vendim do të ketë ndikimin e mirë ku vëmendjen dhe përkushtimin i plotë i profesorëve do të jetë ndaj studentëve të UP-së.

“Statuti i ri i rishikuar dhe i aprovuar nga senati ditë më parë i Universitetit të Prishtinës paraqet një vullnet të mirë të këtij institucioni për disa reforma në procese që munden me sjellë një përmirësimi të cilësisë. Në mesin e tyre pa dyshim që është edhe ajo e shumë folur për ndalimin e angazhimeve të profesorëve të rregull të UP-së në kolegjet tjera private. Kjo vlerësoj shumë do të ketë atë ndikimin e mirë që kushdo i deklaruar në orare të plotë në UP ta kthej vëmendjen dhe përkushtimin e plotë për studentët e këtij Universiteti dhe jo i shpërndarë në angazhim tekë konkurrentët në kolegjet private”.

- Advertisement -

“Në gjykimin tim nuk vlerësoj që kemi një numër të tillë të madh të profesorëve me angazhime të shpërndara në kolegje private, si rezultat i kësaj reforme nuk besoj që do të jetë jashtëzakonisht i madh. Pra po mirë që do të kemi një përkushtim të ri të profesorëve të UP-së për vetëm studentë e UP-së, por të njëjtën kohë nuk besoj që e njëjta nuk do ta bëjë atë ndryshimin e madh të shumë pritur për një cilësi më të rritur të mësimdhënies në UP”, tha ai.

Njohësi i çështjeve të arsimit, Argjend Osmani, tha se angazhimi i profesorëve në shumë vende të punës e humb fokusin e tyre.

Ai pohon ky vendim i senatit të UP-së, sipas tij, do të ketë ndikim pozitiv në ngritjen e cilësisë.

“Pa dyshim që angazhimi i mësimdhënësve në më shumë vend të punës e humb fokusin tyre dhe ndikon në një farë forme që të mos jepet maksimumi i rezultateve andaj këtë ide të ndalimit të punës së mësimdhënësve të UP-së për kolegje private mendoj se e kanë më të drejt dhe do të ndikoj pozitivisht në ngritjen e cilësisë së punës dhe performancës”, tha ai.