E hënë, 3 Mars, 2025

Vendimi i Qeverisë: Paratë që u desh të përdoreshin për investime në shkolla, u përdorën për blerjen e librave

- Advertisement1-

Ministria e Arsimit ka njoftuar sot se janë ekzekutuar pagesat për 81 mijë nxënës, nga 115 mijë që kanë aplikuar, për blerjen e teksteve shkollore.

Ky vendim i ministrisë që tekstet shkollore të blihen nga prindërit ngjalli reagime të shumta të opozitës, shoqërisë civile e prindërve, derisa këta të fundit raportuan probleme të shumta gjatë aplikimit në sistemin e-Kosova.

- Advertisement -

Për blerjen e teksteve shkollore, Qeveria ka ndalë buxhet në vlerë 6.323.380 euro.
Por, sipas vendimit të Qeverisë (pika 2.6 dhe pika 2.10 në dokumentin më poshtë), disa nga mjetet për tekstet shkollore që janë përdorur, kanë qenë të parapara të investohen në shkolla dhe jo në libra.

Në vendim thuhet se në shkolla do të duhej të bëhej funksionalizimi i laboratorëve dhe të bëhej pajisja me kompjuterë, tabela smart e projektorë.Më poshtë mund ta shihni vendimin. /GazetaBlic

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mësimdhënësja Shirine Skenderi nga sot do ta vazhdojë punën në shkollën e mjekësisë “Luciano Motroni”

Nga sot mësimdhënësja e Edukatës Fizike, Shirine Skenderi do ta vazhdojë punën e mësimdhënëses...

Mësuesja Valjeta Kuqi: Numri i nxënësve shqiptarë në Gjermani po rritet

Në qytetin e Augsburgut, një nga rajonet e Gjermanisë, jetojnë mbi 300 mijë qytetarë,...

Shkolla “Motrat Qiriazi” në Prizren njofton se ka filluar procesi i vlerësimit të brendshëm

Shkolla "Motrat Qiriazi" në Prizren ka njoftuar se ka filluar procesi i vlerësimit të...

Mësuesit në Korçë paralajmërojnë grevë pas uljes së pagave: Afati deri më 31 mars!

350 mësues ciklit të ulët dhe parashkollorit janë prekur nga ulja e pagës së...