Vendimi i Nagavcit për blerjen e teksteve shkollore, Këshilli i Prindërve vjen me lajmin e fundit

- Advertisement -

Të mërkurën do të mbahet takimi i Këshillit të Prindërve, ku do të bisedohet për vendimin e MASHTI-t për blerjen e teksteve shkollore nga prindërit.

- paragrafi 1 -

Besnik Dragusha, nga Këshilli i Prindërve ka bërë të ditur se do të mbahet këtë të mërkurë mbledhja e Këshillit të Prindërve, pasi Ministria e Arsimit, Shkencës, Tekonologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), ka marrë vendim që tekstet shkollore t’i blejnë vetë prindërit nga librarit, pastaj t’i rimbursojë Ministria nga ana ekonomike përmes bankës.

- Advertisement -

“Këtë të mërkurë do të kemi një takim me Këshillin e Prindërve, ku do të bisedohet për vendimin e MASHTI-t për blerjen e teksteve shkollore në libraria nga prindërit. Në mbledhje do të marrinë pjesë pjesëtarët e këtij këshilli”, deklaroi Dragusha për Gazeta Blic.

Ai është pyetur rreth këtij vendimi por që nuk ka pranuar të flasë, pasiqë sipas tij është temë e ndjeshme për prindërit dhe fëmijët.

“Është temë e ndjeshme për prindërit dhe fëmijët dhe nuk dëshirojmë që Këshilli i Prindërve të bëhet pjesë mediatike“, tha ai.