E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Vendimi i MAShT-it për librat pak para fillimit të vitit të ri shkollor: A do t’ia dalin prindërit në ‘sfidën’ e re

- Advertisement1-

Vendimi i Ministrisë së Arsimit për mbulimin e kostos së teksteve për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën ka shkaktuar reagime të shumta. Në opinionin publik janë ngritur disa çështje, përfshirë edhe ajo e mënyrës se si do të realizohet mbulimi i kostos së teksteve shkollore dhe materialeve mësimore për nxënësit, e veçanërisht transferimi i fondeve në llogaritë bankare të prindërve që mund të jetë problematik për shumë arsye.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës (MASHTI), Arbërie Nagavci, njoftoi të enjten vonë se do të ndahen nga 80 euro për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë, për blerjen e teksteve shkollore, ndërsa për t’i marrë ato prindërit duhet të aplikojnë online nga 25 gushti.

- Advertisement -

Duke iu drejtuar prindërve të nxënësve fillorë, përmes një videoje në llogarinë e saj në Facebook, Nagavci tha se “mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja që nga fillimi i javës së ardhshme.”

Ndërkohë, për nxënësit nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë, të cilët tashmë i kanë të siguruara tekstet mësimore nga viti i kaluar, do të ndahen 30 euro si mbështetje për materiale të tjera shkollore, njoftoi ajo.

Ministria e Arsimit i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore nga viti 2008.

Por, Nagavci njoftoi në fillim të kësaj jave se ka ndryshuar mënyra e shpërndarjes së teksteve shkollore, për shkak të dështimit të marrëveshjes me shtëpitë botuese për furnizimin e shkollave me libra, për faktin se, sipas saj, shtëpitë botuese kanë ofertuar çmime shumë më të larta se ato që i vendosin në libraritë e tyre.

Për rrjedhojë, Ministria do t’u deponojë prindërve të nxënësve mjete në llogari, në mënyrë që ata t’i blejnë vetë librat.

Çmimet e teksteve shkollare në disa librari në Prishtinë për nxënësit e klasës së parë deri në të pestën, arrijnë deri në 60 euro, ndërsa për ata në klasën e gjashtë deri në të nëntën, deri në 80 euro.

- Advertisement -rrrrrrr

Prindërve do t‘iu duhet të aplikojnë në platformën online të Qeverisë, E-Kosova, për sigurimin e të hollave për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët e tyre.

Ky vendim i ministres Nagavci është kundërshtuar nga opozita, e cila e ka kërkuar dorëheqjen e saj, si dhe nga vetë Këshilli i Prindërve i Kosovës.

Për kryetarin e Këshillit të Prindërve të Kosovës, Besnik Dragusha, situata e krijuar është një “kaos”.

Sipas tij, prindërit kanë filluar tashmë të shprehin ankesa e shqetësime, pasi kjo “e vështirëson situatën e tyre financiare”.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e kërkoi dorëheqjen e Nagavcit shkaku i asaj që e ka cilësuar si “keqmenaxhim të vitit shkollor”, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kërkoi edhe rrëzimin e Qeverisë së Kosovës.

“Kosova nuk e meriton një ministre që ka dështuar në çdo nivel të menaxhojë me arsimin dhe përfundimisht është dorëzuar duke ia kaluar përgjegjësinë prindërve”, tha Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushaku, gjatë një konference për media më 22 gusht.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nis trajnimi i mësuesve për depistimin e skoliozës, përfitojnë 240 mijë fëmijë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu para disa dite ishte në shkollën...

Mësuesja nga Zagrebi, një shembull i guximit dhe njerëzores së kohës

Në një kohë kur lajmet për sfida në TikTok dhe trende të tjera mbushin...

Shtesat e fundvitit prej 100 eurove, Murati jep një lajm të ri

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se qytetarët që nuk kanë nevojë për...

Vdes nxënësi Albatrit Murseli nga Cermjani i Gjakovës

Ka vdekur nxënësi Albatrit Murseli, nxënës i shkollës " Ali M. Hasi", në Cërmjan...