VENDIMI: 19 bursa në vlerë 1 mijë euro për studentët e Shqipërisë që studiojnë në Kosovë

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për ndarjen e 19 bursave në vkerë 1 mijë euro për studentët e Shqipërisë që jetojnë në Kosovë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi nga Nagavci:

- Advertisement -

📣19 bursa në vlerë 1 mijë euro për studentët e Shqipërisë që studiojnë në Kosovë 🇦🇱🤝🇽🇰

🔴Kam nënshkruar vendimin për ekzekutimin e mjeteve për përfituesit e bursave për studentët nga Republika e Shqipërisë të cilët studiojnë në Universitetet Publike, në nivelin e studimeve bachelor dhe master në vitin akademik 2024-2025.

🔴Kjo mbështetje është në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor të nënshkruar në shtator të vitit të kaluar.

- Advertisement -

📌Suksese të gjithë studentëve!