E enjte, 19 Shtator, 2024

Vendime ‘madhore’ në arsim: Kush zgjedh mësuesinë do ketë përfitime

- Advertisement1-

Qeveria e Shqipërisë ka miratuar vendimin për bursë sa paga minimale mujore për ata studentë që do të zgjedhin degë si mësuesia, bujqësia apo turizmi.

Kështu ka njoftuar ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi përmes një postimi në Facebook.

- Advertisement -

“Miratuam një vendim që përbën një lajm shumë të mirë për të gjithë maturantët që kanë vendosur të vazhdojnë studimet e larta në universitete, por po ashtu edhe për universitetet që duan të forcojnë apo të rigjallërojnë disa programe studimi që vitet e fundit nuk kanë qenë shumë të preferuara nga të rinjtë dhe të rejat”.

Ajo tutje ka njoftuar se maturantët që kanë mesataren mbi 8.5 dhe që zgjedhin një nga programet prioritare do të përfitojnë një bursë sa paga minimale, çdo muaj.

“Detyrimi i tyre është që pas diplomimit të qëndrojnë tre vite dhe të japin kontribut për vendin. Dhe të njëjtën bursë sa paga minimale çdo muaj e përfitojnë edhe studentët ekselentë që janë me të gjitha dhjeta në maturë dhe të katërta provimet e maturës, ashtu sikurse ata që fitojnë olimpiada ndërkombëtare”.

“Së dyti, kemi vendosur të heqim kriterin 8.5 të mesatares, për të gjithë ata që përfitojnë bursa duke ndjekur këto programe studimi. Që do të thotë, edhe një maturant që mund ta ketë mesataren më të ulët por gjithmonë duke plotësuar ato kriteret siç i kanë të gjithë studentët. Siç është p.sh. mësuesia me 7.5 apo kriteret e tjera. Pra duhet t’i plotësojnë kriteret bazë siç i kanë të gjithë maturantët e tjerë, por kemi hequr kriterin 8.5. Sepse sidomos në disa programe siç janë programet e bujqësisë, për shembull për të qenë zooteknik apo veteriner, edhe me mesataren 8 apo ndoshta edhe 7.5 mund të jetë i suksesshëm për t’u finalizuar me diplomim për të dhënë më pas të japë kontribut për vendin”.

“Ndërkohë që kemi hequr kështu gjithashtu edhe kriterin që duhet ta ruajë mesataren përgjatë studimeve. Pra në VKM-në ekzistuese maturantët për të vazhduar që ta marrin edhe vitin e dytë edhe vitin e tretë bursën, duhet të ruajnë mesataren që kanë nga shkolla e mesme. Ndërkohë që ne e kemi hequr. Pra edhe nëse një student vitin e parë edhe pse mund të ketë rënë nga mesatarja 8.5 në 8, ai do të vazhdojë të mbështetet me bursë edhe vitin e dytë, edhe në vitin e tretë, me qëllim që kjo mbështetje të vlejë për gjatë gjithë kohëzgjatjes së studimeve”.

“Ndërkohë që një ndryshim tjetër konsiston edhe tek lista e programeve prioritare, në konsultim me universitetet, ne kemi shtuar edhe disa programe, kryesisht në fushën e mësuesisë. Kemi përfshirë edhe arsimin fillor, apo arsimin parashkollor, programin histori-gjeografi, disa programe të inxhinierisë. Pra e kemi plotësuar këtë listë të programeve prioritare sipas nevojave që kanë edhe universitetet, por edhe zhvillimi i vendit”, ka njoftuar Kushi.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...

Adriatik Kelmendi: Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2, le të shkruhet vetëm shumësi: Prindërit

Nga Adriatik Kelmendi Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2. Le të shkruhet...