E diel, 23 Shkurt, 2025

Vendet ku flitet më mirë anglisht: Kjo është renditja e Shqipërisë në nivel global

- Advertisement1-

Të komunikosh në gjuhën angleze duket se po bëhet një prioritet gjithmonë e më shumë i shqiptarëve.

Kompania globale e arsimit Education First, si çdo vit ka analizuar rezultatet e 2,2 milionë të rriturve që iu nënshtruan testeve standarde të anglishtes në 2022, duke i renditur vendet nga me aftësi shumë të larta në shumë të dobëta kur bëhet fjalë për të folurit anglisht.

- Advertisement -

Shqipëria renditet e 39-ta në nivlel global, nga 800 pikët maksimale, vendi ynë ka marrë 533 duke u përfshirë në kategorinë “Aftësi të Moderuara”, por kryeqyteti bën diferencën pasi vlerësohet me 559 pikë, duke kaluar në kategorinë “aftësi të Larta”.

Pozitiv është fakti se Shqiëpria është përmirësuar me 10 vende krahasuar me vitin 2022.

Nga vendet e rajonit përfshihet vetëm Serbia, e cila renditet në vendin e 24 me 569 pikë, në kategorinë “aftësi shumë të larta”.

Ashtu si në vitin 2022, Holanda përsëri renditet e para me 647 pikë, duke pasur aftësitë më të mira të gjuhës angleze si në Europë ashtu edhe në 113 vende në mbarë botën. Pjesë e vendeve me “aftësi shumë të mira” është edhe Austria, e cila renditet në vendin e 3-të globalisht me 616 pikë.

Vendet nordike Danimarka, Norvegjia dhe Suedia dominuan pas saj, të ndjekura nga Belgjika, Portugalia, Gjermania, Kroacia dhe Greqia.

Pavarësisht se Spanja, Italia dhe Franca renditen më poshtë se shumë vende europiane, aftësia në gjuhën angleze është me e lartë në kryeqytetet e tyre.

- Advertisement -rrrrrrr

Vendet ku mund të keni me të vërtetë vështirësi për t’u kuptuar në anglisht përfshijnë Turqinë dhe Azerbajxhani të cilat renditen në kategorinë me ‘aftësive të dobëta’.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...