Një sukses i veçantë është shënuar nga nxënësja Vena Fatmir Mala, e cila është shpallur “Atomiste” nga Instituti ATOMI, pas kalimit me sukses të fazave të testimit për identifikimin e fëmijëve me inteligjencë dhe talent të jashtëzakonshëm.
Sipas njoftimit të familjes, Vena fillimisht ka marrë pjesë në testimin e inteligjencës në muajin dhjetor, ku ka arritur rezultat maksimal në fazën e parë. Falë performancës së saj, ajo është kualifikuar drejtpërdrejt në fazën e tretë të procesit të vlerësimit.
Më 25 prill, nxënësja është ftuar për testim individual, ku ka kaluar me sukses edhe vlerësimin përfundimtar, duke fituar titullin “Atomiste”, një status që u jepet nxënësve me potencial të lartë intelektual të identifikuar nga Instituti ATOMI.
Familjarët e Venës kanë shprehur krenarinë për arritjen e saj, duke e cilësuar këtë sukses si rezultat të përkushtimit, talentit dhe punës së vazhdueshme.


Instituti ATOMI është organizatë që merret me identifikimin dhe mbështetjen e fëmijëve me inteligjencë të jashtëzakonshme në Kosovë.