Vëllezërit shqiptarë mahnisin America’s Got Talent, ngrejnë në këmbë jurinë dhe publikun

- Advertisement -

Show i talenteve i njohur në të gjithë botën “America’s Got Talent” ka marrë pak aromë shqiptare. Në të morën pjesë dy vëllezërit Balla, Artani dhe Arnoldi.

Me aftësitë e tyre akrobatike, ata mahnitën publikun e gjerë amerikan, por lanë gojëhapur edhe jurinë që përbëhet nga emra shumë të njohur si Simon Cowell, Heidi Klum dhe Sofia Vergara.

- Advertisement -

“Ditën do jem avokat, natën do jap shfaqje”, tha vëllai i vogël, Artani, i cili në Tiranë studion drejtësi.

Pas performancës, e cila ishte e arrirë, vëllezërit Balla morën ovacionet e publikut dhe jurisë.

“Nuk e kisha parë asnjëherë këtë akt”, tha Heidi Klum.

- Advertisement -

“Ishte mahnitëse! Mund t’ju shikoja ju djema për një kohë të gjatë”, tha Vergara.

Edhe Simon Cowell e pëlqeu aktin, por pati një kritikë të vogël. Nuk i pëlqyen topat portokalli që vëllezërit Balla përdorën.

Por pavarësisht kësaj kritike të vogël ata kaluan këtë fazë me tre “PO” duke hyrë mes talenteve më të mira të Amerikës./tvklan.al