- Advertisement1-
Qentë endacakë po vazhdojnë të jenë një nga problemet që shqetësojnë qytetarët, pasi këto kafshë shihen kudo.
Në rrezik madje për jetë kanë qenë sot vëlla e motër nga Klina, njëri 8 derisa tjetri 9 vjeç.
- Advertisement -
Madje ata janë sulmuar në sheshin “Mujë Krasniqi”.
Si pasojë e sulmit dhe kafshimit nga qentë të njëjtit kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF.
Komuna e Klinës ndonëse ka ndarë buxhet në vlerë 10 mijë euro, problemi me qentë endacakë vazhdon të jetë prezent.