Vëlla e motër, Leart dhe Anea Gashi do ta përfaqësojnë Kosovën në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës në Baku

- Advertisement5 -

Dy fëmijë nga Kosova, vëlla e motër, Leart Gashi dhe Anea Gashi, kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm në fushën e matematikës, duke u shpallur fitues në garën kombëtare të matematikës, të vlerësuar nga Turkic International Mathematical Olympiad (TIMO), shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Sipas të dhënave të dërguara në redaksinë e AlbanianEducation.net nga familjarët, Learti dhe Anea kanë treguar përgatitje të lartë dhe aftësi të spikatura në këtë kompeticion, duke u renditur ndër më të mirët në nivel kombëtar.

- Advertisement - M1

Si rezultat i këtij suksesi, ata janë kualifikuar për të marrë pjesë në garën ndërkombëtare, e cila do të mbahet në Baku, Azerbajxhan.

1000011929

1000011928

- Advertisement - m2

Në këtë ngjarje prestigjioze ndërkombëtare, Leart dhe Anea Gashi do të përfaqësojnë Kosovën përballë nxënësve nga vende të ndryshme të botës, duke bartur me vete jo vetëm ambicien personale, por edhe krenarinë e vendit. /AlbanianEducation.net./.