Vdes veterani i arsimit nga Komuna e Skenderajt, shërbeu mbi 40 vite

- Advertisement -

Ka vdekur veterani i arsimit nga komuna e Skënderajt Abedin Haliti.

- paragrafi 1 -

Arsimtari Abedin siç edhe njihej nga shume gjenerata te cilat i edukoi lindi me 25.06.1954 në fshatin Prellovc të komunës së Skënderajt.

- Advertisement -

Shkollimin fillor e kreu në Qirez, kurse gjimnazin në komunën e Vushtrrisë. Studimet e larta i kreu për Matematik

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët.

Për plot 40 vite punoi si arsimtar i matematikës në shkollën fillore “Dëshmorët e Qyqavicës” dhe në paralelen e ndarë të saj në Krasaliq më vonë shkolla fillore “Pavarësia”. Edukoi gjenerata të tëra, kuadra të shquara që sot kontribojnë në vendin tonë. Për punën e tij disa herë u shpërblye me mirënjohje si arsimtar i dalluar. Njihej për ndershmërinë, intelegjencën, edukatën e tij.

- Advertisement -

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!