E diel, 23 Shkurt, 2025

Vdes vajza e plagosur rëndë në masakrën në shkollën e Beogradit

- Advertisement1-

Një vajzë, e cila u plagos rëndë nga të shtënat në shkollën Vladislav Ribnikar në Beograd, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Klinikën Universitare të Fëmijëve në Beograd.

Vajza pësoi lëndime të rënda, të rrezikshme për jetën në kokë në sulmin në shkollë. Ajo u qëllua në kokë. Mjekët luftuan për jetën e saj me ditë të tëra, ajo iu nënshtrua disa operacioneve, u morën të gjitha masat e mjekimit intensiv, por fatkeqësisht nuk arritën ta shpëtojnë, shkruan Nova.rs.

- Advertisement -

Ministrja e Shëndetësisë, Danica Grujiçiq, në emër të saj dhe të Ministrisë së Shëndetësisë i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së vajzës së lënduar.

Kjo vajzë është viktima e dhjetë e masakrës së kryer nga një nxënës trembëdhjetëvjeçar më 3 maj në këtë shkollë.

Gjashtë nxënës dhe mësues u plagosën
Gjashtë nxënës të plagosur dhe një mësuese janë pranuar në dy klinika të Beogradit pas vrasjes masive më 3 maj në shkollën e Beogradit “Vladislav Ribar”, kur 13-vjeçari KK vrau tetë shokë të shkollës dhe një roje me armën e babait të tij.

Pas vrasjeve, sulmuesi 13-vjeçar u arrestua dhe u vendos në një institucion psikiatrik për fëmijë, pasi nuk është penalisht përgjegjës, por babai i tij, i cili e çoi në poligonin e qitjes dhe në lojëra me të shtëna të simuluara, u ndalua deri në 30 dite.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...