Shkolla e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc ka njoftuar se ka vdekur ish-pedagogia e Shyrete Salihu-Fetahu, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Ndërron jetë ish petagogëja e shkollës sonë: Shyrete Salihu-Fetahu.
Shyretja lindi në fshatin Ternoc i madh, komuna e Bujanocit.
Shkollën fillore dhe ate të mesme i kreu në vendlindje, në Tërnoc.
Pas kryerjes së gjimnazit regjistroi fakultetin Filozofik drejtimi i petagogjisë në Prishtinë.
Në vitin e tretë të studimeve, gjatë vitit 1977/78 punoi edhe si profesoreshë e sociologjisë në gjimnazin “Sezai Surroi” në Bujanoc.
Prej vitit 1978 deri në vitin 1981 punoi si arsimtare në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc.
Në vitin 1982 filloi punën si petagoge në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc dhe shkollën fillore “Sami Frashëri” Lluçan.
Gjatë vitit 1994/95 transferohet në gjimnazin “Sezai Surroi” ku punon deri sa edhe u pensionua në vitin 2017/18.
Shyretja shquhej për organizimin e punës dhe qëndrimin e fortë të një femre shqiptare të arsimuar gajtë viteve të 50’ta.
Gjatë punës si petagoge e ndjera vlerësohet lartë për angazhim, kontributin, zgjuarsinë,dashurin si dhe bashkpunimin me të gjithë profesorët dhe nxënësit e shkollës.
Ishte një puntore e përgjegjëshme me tipare të larta njerzore e intelektuale.
Shyretja ishte e martuar, dhe le pas vetës bashkëshortin dhe tri vajza.
Drejtoria dhe kolektivi i shkollës sonë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe kolgëve me rastin e ndarjes nga jeta të petagoges Shyrete.
Prehu në paqë petagoge!
Nga shërbimi i shkollës.