Ka vdekur profesori Xhevdet Ibrahimi nga Dragashi. Ai ishte një personalitet i respektuar, me mbi 40 vite përvojë në arsim, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi:
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit të nderuar, Xhevdet Ibrahimi.
Një personalitet i respektuar, me mbi 40 vite përvojë në arsim, që la pas një trashëgimi të çmuar te nxënësit dhe gjeneratat që edukoi.
Ngushëllime të sinqerta familjes Ibrahimi, miqve dhe gjithë të afërmve.