E shtunë, 21 Shtator, 2024

Vdes profesori Sabahajdin Cena

- Advertisement1-

Ka vdekur profesori e ish-luftëtari i UÇK-së, Sabahajdin Cena. Lajmin e ka dhënë kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.

Latifi ka thënë se emri i tij do të gdhendet me shkronja ari, ndërsa kronikat e tij për UÇK-në do të vazhdojnë të bëjnë jehonë në histori.

- Advertisement -

Postimi i kryetarit Latifi:

Iku në amshim Profesor Sabahajdin Cena.

Kur bien lisat e mëdhenj trandet edhe mali e fusha. Njeriun që nuk u ndal për asnjë moment duke punuar, luftuar e shkruar, e paska rrëzuar sëmundja e rëndë. Ai “i lau e i kjau” dëshmorët e Atdheut, këndoi e shkroi për bëmat e lavdinë dhe i gdhendi emrat e tyre në gurë; maleve, fushave e skaj rrugëve të atdheut. I bëri jehonë luftës së lavdishme të popullit shqiptar me emblemën e UÇK-së në krye.

Prof. Dr. Sabahajdin Cena u bë një me luftën çlirimtare duke u bërë kronisti i kësaj historie të lavdishme në trojet shqiptare e më gjerë. Emri i tij do të gdhendet me shronja ari, ndërsa kronikat e tij për UÇK-në do të vazhdojnë të bëjnë jehonë në histori.

Lavdi e nderim për njeriun e pushkës e të penës, profesor Dr. Sabahajdin Cena!

Ngushëllime familjes së ngushtë, farefisit, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që ndjejnë dhembje për humbjen e Prof. Dr. Sabahajdin Cena!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Prindërit nuk janë fajtorë nëse fëmija nuk ha, ja çfarë ka zbuluar studimi i fundit

Prindërit nuk janë fajtorë për "fëmijët e bezdishëm me ushqimin" thonë studiuesit, pasi një...

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....