Vdes profesori Ramë Thaçi nga Malisheva

- Advertisement5 -

Ka vdekur profesori Ramë Thaçi nga Malisheva. Njoftimin e ka dhënë Gjimnazi “Hamdi Berisha” në Malishevë.

- paragrafi 1 -

Në njoftim thuhet se Ramë Thaçi ishte drejtor shumëvjeçar i gjimnazit “Abdyl Frashëri” (tani ‘Hamdi Berisha’), dhe një figurë e shquar e arsimit dhe një edukator i përkushtuar i brezave të tërë nxënësish.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

Gjimnazi “Hamdi Berisha” në Malishevë

NJOFTIM PËR NDARJEN NGA JETA

- Advertisement -

Me dhimbje të thellë njoftojmë se sot ka ndërruar jetë profesori i nderuar dhe drejtori shumëvjeçar i gjimnazit “Abdyl Frashëri”, tashmë në pension, Ramë Thaçi, një figurë e shquar e arsimit dhe një edukator i përkushtuar i brezave të tërë nxënësish.

Profesori Ramë Thaçi ishte shembull i dijes, urtësisë dhe përkushtimit profesional.

Kontributi i tij në arsim ka qenë i jashtëzakonshëm si në periudhën para luftës, ashtu edhe pas luftës, duke ruajtur me dinjitet misionin e mësuesit edhe në rrethana të vështira historike.

Gjatë angazhimit të tij si drejtor shumëvjeçar, gjimnazi “Abdyl Frashëri” u shndërrua në vatër të dijes, disiplinës dhe edukimit kombëtar. Edhe pse në pension, ai mbeti gjithmonë i lidhur me shkollën dhe arsimin, duke qenë një këshilltar i çmuar dhe një shembull frymëzimi për kolegët dhe nxënësit.

Pas luftës, profesori Ramë Thaçi dha një kontribut të veçantë në ringritjen dhe zhvillimin e arsimit, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e shkollës sonë.

Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për familjen, kolegët, nxënësit dhe për gjithë komunitetin arsimor. Vepra dhe përkushtimi i tij do të jetojnë gjatë në kujtesën tonë.
Në këto momente dhimbjeje, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Thaçi, të afërmve dhe gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan profesorin.

U prehsh në paqe, profesor Ramë Thaçi. Kontributi yt në arsim do të mbetet i paharruar.