Vdes profesori nga Gjilani, Basri Zejnullahu

- Advertisement -

Ka vdekur Basri Zejnullahu, profesor nga Gjilani. Njoftimin e ka dhënë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

- paragrafi 1 -

Njoftimi nga kreu i AAK-së:

- Advertisement -

Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të profesorit nga Gjilani, kolegut tonë prej ditëve të para në Aleancë, njeriut të urtë e besnik, Basri Zejnullahu.

Basriu përveç që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për edukimin e shkollimin e brezave në rrethana të rënda për shqiptarët, ai ka lënë pas edhe shembullin e një njeriu korrekt dhe të sinqertë.

Ngushëllime koleges sonë, bashkëshortes së Basriut, Mevlyde Zejnullahu, fëmijëve, kolegëve të Aleancës në Gjilan, kolegëve të profesionit dhe gjithë atyre që e njohën nga afër.

- Advertisement -

Basriu u prehtë në paqe!