Vdes profesori Ilir Begolli

- Advertisement -

Ka vdekur Ilir Begolli, profesor shumë vjeçar i Mjekësisë sociale në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i ministres Nagavci:

- Advertisement -

Telegram ngushëllimi

E nderuara familje Begolli,

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Ilir Begolli, profesor shumë vjeçar i Mjekësisë sociale në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës si dhe specialist i shëndetësisë publike në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

- Advertisement -

Profesor Begolli do të mbahet mend si një intelektual i përkushtuar i cili ka dhënë kontribut të çmuar në Fakultetin e Mjekësisë.

Përveç tjerash, ishte hartues dhe pjesëmarrës në krijimin e dokumenteve dhe strategjive zhvillimore të sistemit shëndetësor në Kosovë. Njëkohësisht, ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm edhe përmes angazhmit profesional si mësimëdhënës dhe ekspert në lëminë e shëndetësisë publike.

Ngushëllime familjes Begolli, studentëve, kolegëve dhe miqve të tij!

U prehtë në paqe profesor Begolli!