E premte, 20 Shtator, 2024

Vdes profesori i njohur nga Drenasi, Agim Gashi

- Advertisement1-

Në moshën 64-vjeçare ka ndërruar jetë profesori Agim (Tahir) Gashi nga Nekoci i Drenasit. Varrimi i profesorit bëhet sot, por familja ende nuk ka njoftuar për kohën.

Lajmin për vdekjen e profesor Gashit e kanë thënë edhe miqtë e tij me të cilët ka punuar një jetë.

- Advertisement -

Kolegu i tij, Ruzhdi Orana e përshkruan profesor Gashin si shok dhe kolegë të devotshëm.

Postimi i Oranës:

Sot në orët e hershme të mëngjesit na iku për në përjetësi, shoku dhe kolegu ynë i dëvotshem, Agim T. Gashi.

Agim ne herët u njohëm mes veti. Qysh që nga viti 1973 unë, ti dhe Sherifi ishim të pandarë. Valët e jetës na mundësuan që çdoherë të jemi së bashku, katër vite në shkollë të mesme, katër në fakultet në të njëjtin drejtim.

Ia filluam punës në të njëjten shkollë unë dhe ti ndërsa Sherifi në një shkollë tjetër, por bashkëpunimi nuk u ndërpre kurrë.

Për çudi ne dekadat e fundit të treve na ra që të jem drejtor të shkollave. ishim shëmbull se si kalojnë shoqëria pa interes dhe kolegët tjerë na pagëzuan me emrin përkdhelës ‘tre bacat’.
Agim unë të kërkojë falje se një kohë të gjatë lëndoja dhe ju kam mërzitur se i frigoheshi vdekjes sime.

- Advertisement -rrrrrrr

Agim nuk e kam menduar kurrë se ti i pari do të ia dëmtosh mbajtset e perdeve te jetës sonë të përbashkët.

Ah bre Agim po te rënda po me duken këto fjalë se nuk i kam menduar kurrë që do të thuhen nga ana ime.

Pusho në paçe shoku im, kujtimi për ty do të me zbehet kur të takohemi serish në përjetësi!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...