Ka vdekur profesori i letërsisë shqipe, Miftar Kryeziu nga Rahoveci.
Njoftimin e ka dhënë kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi përmes një postimi në Facebook.
Njoftimi nga kryetari i Rahovecit:
I prekur thellësisht nga vdekja e mikut tim të çmuar, profesorit të letërsisë shqipe, Miftar Kryeziut.
Lajmi për ndarjen nga jeta të mikut tim, profesorit Miftar Kryeziu më ka tronditur thellë. Ai ishte një profesor i urtë e i zellshëm, një njeri me shpirt të madh fisnik, i cili tërë jetën frymëzoi e edukoi breza të tërë.
Profesori Miftar la pas vetes një bagazh të madh artistik e njerëzor, i cili jetën dhe veprën ia kushtoi fjalës e gjuhës shqipe, andaj sot fjalët përballë dhimbjes duken të varfra, kur dihet që humbëm një familjar e mik të dashur, një profesor të zotin e mbi të gjitha një shpirt human e atdhetar si ai.
Ai pjesën më të madhe të jetës ia kushtoi mësimdhënies dhe doemos do të jetojë në kujtesën e qindra e mijëra nxënësve të cilëve iu fali jetë nga jeta e tij dhe i mbushi plot ëndrra përmes librit, si një dritare përmes së cilës depërtonin te shpirti njerëzor.
Do ta kujtojmë gjithmonë si pjesë e çmuar e jona!
Ngushëllime familjes Kryeziu!
Ngushëllime familjarëve dhe miqve të cilët e njohën!