Profesori i shkollës së mesme “Sezai Surroi” Bajram Aliu, ka ndërruar jetë, të mërkurën pasdite, në moshën 71 vjeçare.
Drejtori dhe kolektivi i shkollës së mesme “Sezai Surroi”, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Bajram Aliut.
Bajram Aliu, lindi më 14.07.1952, në Tërnoc. Shkollën fillore e kreu në Tërnoc, në vitin 1969, ndërsa shkollën e mesme, po ashtu në Tërnoc me gjeneratën e dytë të atëhershme në vitin 1973. Në vitin 1973, ai u regjistrua pranë Fakultetit Filozofik në degën Filozofi-Sociologji, pranë Universitetit shtetëror të Prishtinës. Studimet i kreu më vitin 1977.
Më vitin 1977 ai emërohet si profesor i Filozofisë në gjimnazin e atëhershëm „Sezai Surroi“, ku punoi dy vite dhe më pastaj i është ndërprerë kontrata. Ai kthehet si profesor i Filozofisë dhe Sociologjisë më vitin 2003, në Bujanoc, paralelet e ndara të Gjimnazit “Skënderbeu” të Preshevës, ku punoi deri në pensionim (2017). Gjithashtu, në vitin 2003/2005, ai punoi si profesor edhe në shkollën fillore „Muharrem Kadriu“, në Terrnoc.