Vdes profesori Galip Rexhepi

- Advertisement -

Ka vdekur Galip Rexhepi, profesor i shkollës “Sezai Surroi” në Bujanoc.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

Galip Rexhepi, i lindur më 20.04.1954 në Tërnoc. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në vendlindje. Diplomoi në fakultetin Filozofik të Prishtinës, dega sociologji-filozofi, titulli profesional: Profesor i filozofi-sociologjisë.

Në vitin 1978 punësohet në shkollën e mesme aso kohe “Mihailo Pupin” në Bujanoc ku pas dy vitive është larguar nga puna si pasojë e diferencimeve politike.

Gjatë periudhës 1980 deri më vitin 2004, si shumica e shqiptarëve, punoi punë të ndryshme për ta ushqyer familjen!
Në vitin 2004 u rikthye në arsim duke u angazhuar në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Ternoc dhe “Naim Frashëri” Bujanoc.

- Advertisement -

Prej vitit 2005 angazhohet profesor në Gjimnazin “25 Maji” Preshevë.

Nga viti 2007 rifillon punën në shkollën tonë “Sezai Suroi” ku angazhohet si ligjerues i lëndëve: Sociologji-filozofi-logjikë, ku punon deri në prill të vitit 2019, kur edhe pensionohet.
Gjatë punës si mësimdhënës, profesor Galipi vlersohet lartë për angazhimin dhe kontributin e dhënë në arsimimin dhe edukimime brezave të rinj..

Drejtoria dhe kolektivi i shkollës sonë i shprehë ngushllimet më të sinqerta familjes dhe kolegëve me rastin e ndarjes nga jeta të profesor Galipit!
Nga shërbimi i shkollës.