Vdes profesori Fatmir Sopa nga Lipjani

- Advertisement -

Ka vdekur profesori Fatmir Sopa nga Lipjani.

- paragrafi 1 -

Njoftimin e ka dhënë deputeti nga kjo komunë, Adnan Rrustemi.

- Advertisement -

Postimi i tij:

Na paska lanë profesor Fatmiri!

Me trishtim e dhimbje e mora lajmin për vdekjen e profesor Fatmir Sopës.

- Advertisement -

E kam pasë nderin me e njoftë profesor Fatmirin që kur isha nxënës e pastaj edhe si koleg në shkolën “Adem Gllavica”. Si profesor, ka qenë shembullor e i pasionuar për me bartë dije, ndërsa si njeri, ka qenë i urtë, mik e dashamir, gati për të dalë në ndihmë kurdo.

Profesor Fatmiri ka pasë akoma shumë për të dhënë për brezat, andaj humbjet si kjo lënë boshllëk të madh.

Dua të shpreh ngushëllimet e mija për familjen, shokët e miqtë, kolegët e nxënësit dhe të gjithë qytetarët e komunës së Lipjanit.