Ka vdekur profesori Burhan Jusufi nga Prishtina. Njoftimin e ka dhënë Gjimnazi “Ahmet Gashi” në Prishtinë.
Njoftimi i shkollës:
MESAZH NGUSHËLLIMI
Ngushëllime të sinqerta për ndarjen nga jeta të profesorit të nderuar Burhan Jusufi,mësimdhënës i Gjuhës frënge në Gjimnazin “Ahmet Gashi” në Prishtinë.
Me trishtim të madh morëm lajmin për vdekjen e një njeriu të jashtëzakonshëm, që me përkushtim, dituri dhe përulësi i dha aq shumë brezave të nxënësve.
Do të mbetet gjithmonë në kujtimet tona si shembull i dijes dhe i vlerave njerëzore.
Drejtoria e shkollës, personeli arsimor dhe Këshilli i Nxënësve, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve duke u lutur që shpirti i tij të prehet në Paqe ashtu siç ai gjithnjë dhuronte Paqe.