Vdes profesori Agim Fejza nga Vitia

- Advertisement -

Ka vdekur profesor Agim Fejza, njëherit aktivist i madh nga diaspora.

- paragrafi 1 -

Njoftimi është dhënë nga kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Agimi do të kujtohet gjithmonë si aktivist i madh kombëtar, humanitar dhe politik por edhe si organizator i shumë aktiviteteve tjera të cilat lidhen me aktivitetin e mergatës tonë në Zvicër, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Postimi i kryetarit Haliti:

Me dhembje të madhe morra lajmin për ndarjen nga jeta të aktivistit të madh nga diaspora Profesor Agim Fejza.

Agimi do të kujtohet gjithmonë si aktivist i madh kombëtar, humanitar dhe politik por edhe si organizator i shumë aktiviteteve tjera të cilat lidhen me aktivitetin e mergatës tonë në Zvicërr!

- Advertisement -

Me këtë rast dua të shpreh ngushëllime familjes së Agimit,miqve,farefisit dhe anëtarëve të Shoqatës Humanitare “Vitia “ me seli në Gjenevë të Zvicrrës,anëtar i së cilës ishte i ndjeri.

Po ashtu ngushëllime edhe degës së LDK-së në Gjenevë për humbjen e aktivistit të kësaj dege që nga themelimi.

I lehtë të qoftë dheu.