Vdes profesoresha Xhyzide Ferzi nga Ferizaj

- Advertisement -

Ka vdekur profesoresha Xhyzide Ferzi nga Ferizaj. Njoftimin e ka dhënë gjimnazi “Kuvendi i Arberit”.

- paragrafi 1 -

“Për dekada me radhë, prof. Xhyzide i kushtoi jetën mësimdhënies, duke ndriçuar mendjet e shumë brezave të nxënësve me pasionin e saj për shkencën”, thuhet në njoftim, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Njoftimi i shkollës:

Me pikëllim të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të koleges sonë, profesoreshës së kimisë Xhyzide Ferizi.

Për dekada me radhë, prof. Xhyzide i kushtoi jetën mësimdhënies, duke ndriçuar mendjet e shumë brezave të nxënësve me pasionin e saj për shkencën.

- Advertisement -

Përveç që ishte një mësimdhënese e shkëlqyeshme, ajo ishte edhe person i mrekullueshëm; një mikeshë dhe një frymëzim për të gjithë ne.

Përkushtimi i saj ndaj profesionit të mësimdhënies ishte i jashtëzakonshëm dhe inspirues për për të gjithë.

Gjimnazi “Kuvendi i Arbërit” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ferizi, nxënësve dhe kolegëve të Prof. Xhyzide.

Pusho e qetë profesoreshë, do të na mungosh përjetësisht!