Vdes profesoresha Hajrije Salihu

- Advertisement -

Ka vdekur profesoresha Hajrije Salihu.

- paragrafi 1 -

Njoftimin e ka dhënë mjeku nga Lipjani, Fitim Selimi:

- Advertisement -

Nuk është më fizikisht midis nesh Profesoresha Hajrije Salihu.

Ajo u nda nga jeta dhe sot mori lamtumirën e fundit nga shumë miq, shokë e kolegë të saj!
Nuk janë njësoj njerëzit e kësaj bote; as dhembja nuk përjetohet njësoj, kur ata s’ i ke më!
Është e madhe dhembja për njerëzit shtyllë të qenjës sonë të vetëdijshme, njerëzore e kombëtare, të cilët me forcën e shpirtit e me potencialin e lartë profesional, bënë dëtyrën që koha ju jep, pa shtyerje për ta kryer!

Po! Kjo motër e jona Hajrije, këtë e bëri më së miri! Dijti dhe deshi ti mësoj nxënësit e saj, si ta flasin e si ta shkruajnë gjuhën tonë të bukur! Ligjërimi i Saj përjashtonte thirrjet për qetësi në klasë, ajo ishte qetësia vetë, për trupin e shpirtin e atyre që dëgjonin; ishte notë pesëshe që pritej pa përgjegjen, ishte bindje për të bukurën, për të vërtetën.

- Advertisement -

Ajo dijti me entuziazem ti sjell të sotmes thesaret e çmuara të pasurisë gojore e të shkruar letrare, kulturore duke iu dhënë shpirtin e kohës për të bërë mishërim me hallet e nevojat tona!

Ajo ndjeu vuajtjet e te mërguarëve të përndjekur duke i shndërruar në festë pritjet për ta! Ajo bashkëpërjetoi me idealin e të të përndjekurve duke zgjedhur për ta vargje, libër e lule, në shenjë mirënjohjeje!

Nuk e harroj asnjëherë buqetën e përzgjedhur nga Ajo, në një kthim timin në shtëpi!
U bë pjesë e luftës e sakrificës duke vazhduar me angazhim, në bërjen e jetës institucionale e shtetërore në vend!

Me përkushtim shkruajti, recitoi e lexoi për lavdinë e luftës për çlirim!

Përulej para madhështisë së dëshmorëve dhe UÇK- së dhe thërriste për ti nderuar!
Falemnderit motra dhe profesoresha jonë Hajrije!

Të duam dhe s të harrojmë asnjëherë!