Vdes profesoresha Flamure Ibrahimi-Sadiku

- Advertisement -

Ka vdekur profesoresha e Universitetit të Tetovës, Flamure Ibrahimi-Sadiku.

- paragrafi 1 -

Njoftimi: 

- Advertisement -

Telegram ngushëllimi

Me dhimbje të thellë e mësova lajmin e ndarjes nga jeta të profesoreshës sonë të nderuar Flamure Ibrahimi – Sadiku.

Humbja e saj është e pazëvendësueshme për studentët dhe për të gjithë kolegët.

- Advertisement -

Profesoresha Flamure nuk ishte thjesht një pedagoge e shkëlqyer dhe një profesioniste e palodhur, por edhe një njeri me shpirt të pastër, që përhapte dashuri, durim dhe besim në çdo auditor.

Me përkushtim dhe dashuri të rrallë për studentët dhe punën e saj, ajo i frymëzonte ata çdo ditë, duke u bërë një model i papërsëritshëm për të gjithë.

Fjalët janë të pakta për të shprehur dhimbjen që ndiejmë për humbjen e saj, por mirënjohja mbetet e pafund për gjithë kontributin e saj të vyer që e ka dhënë për Universitetin e Tetovës!

  • Ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e deshën.
    Qoftë i përjetshëm kujtimi i Saj.

Rektori i Universitetit të Tetovës,
Prof. Dr. Jusuf Zejneli