Vdes profesoresha Filloreta Arifi-Rexhepi nga Vitia

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka njoftuar se ka vdekur profesoresha Filloreta Arifi-Rexhepi.

- paragrafi 1 -

Haliti thotë se ajo do të mbahet mend për kontributin e dhënë në edukimin e gjeneratave të shumta në arsim.

- Advertisement -

Postimi i kryetarit Haliti:

Sot morëm lajmin e trishtë se Profesoresha Filoreta Arifi-Rexhepi paska kaluar në amshim.

Nje lajm i pikëlluar që më të vërtetë prek zemrat jo vetëm të familjes Arifi dhe Rexhepi por të gjithë atyre që e njohën atë në veçanti fusha e arsimit ku ajo ka kontribuar me sjellje dhe plotë përkushtim.

- Advertisement -

Në këto çaste të pikëllimit ne bashkëndjejmë me familjet dhe miqtë e saj duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për largimin e saj. Ajo do të mbahet mend për kontributin e dhënë në edukimin e gjeneratave të shumta.

Ngushëllime familjarëve personelit arsimor dhe shkollës ku ajo së fundmi ka punuar.