E premte, 20 Shtator, 2024

Vdes profesoresha e muzikës, Seniha Spahiu

- Advertisement1-

Ka vdekur profesoresha e njohur e muzikës, figura e shquar e kulturës shqiptare, Seniha Spahiu.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët. “Me dhimbje dhe pikëllim të thellë njoftojmë farefisin, miqtë dhe dashamirët se me datë 01.10.2022, në moshën 86-vjeçare ndërroi jetë më e dashura jonë: prof. Seniha (Islami) Spahiu 06.07.1936 – 01.10.2022”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Seniha Spahiu ishte pedagoge, studiuese e edukimit muzikor. U lind në Prishtinë, mësimet për muzikë i mori në Shkup, ku kreu dhe studimet nga pedagogjia muzikore. Sipas biografisë së saj në Fjalorin Enciklopedik të Kosovës, botuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, Spahiu i kreu studimet e magjistraturës në Akademinë e Muzikës në Beograd për metodikë të mësimit të muzikës.

Për gjysmëshekulli qe pedagoge në të gjitha nivelet arsimore. Ishte mësimdhënëse në shkollën fillore “Liria” në Prishtinë dhe drejtuese e korit të shkollës, më pas profesorëshë e metodikës së muzikës në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, pastaj në Fakultetin e Arteve si ligjëruese, e docente dhe profesoreshë nga viti 1987. Pas pensionimit (1991) vazhdoi punën në Fakultetin e Arteve dhe më 2002 u emërua “Profesore Emeritus”. Organizoi dhe udhëhoqi studimet pasuniversitare në periudhën 1998- 2011. Është bashkautore dhe autore e teksteve për parashkollorë dhe e teksteve të muzikës për disa klasa të shkollës fillore, si dhe autore e tekstit universitar “Metodika e mësimit të muzikës” (2009). Është marrë me studime kërkimore-profesionale për çështjet nga fusha e mësimdhënies së muzikës, që përfshijnë një sërë punimesh, si dhe këngë korale dhe për fëmijë. Publikimet e saj profesionale janë botuar në revista të ndryshme profesionale-shkencore. Është anëtare e Shoqatës se Kompozitorëve të Kosovës (nga 1980) dhe kryesoi Shoqatën e Pedagogëve Muzikorë te Kosovës. Në vitin 2016 iu nda çmimi kombëtar për veprimtari jetësore, “Niketë Dardani”.

Bashkëpunëtorja e saj, profesoresha Besa Luzha ka shprehur ngushëllime nëpërmjet një postimi në Facebook. “Lajm i hidhur në këtë ditë vjeshte. Profesoresha jonë e dashur na la. Ajo që mbolli në mua e te shumë studentë të tjerë dashurinë për edukimin muzikor, dashurinë e saj të çmueshme. Ajo që nxori gjeneratat e para të pedagogëve muzikorë të kualifikuar”, ka shkruar, ndër të tjera, Luzha.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...