Ka vdekur profesor Vesel Latifi.
Njoftimi:
Lamtumirë Profesor Vesel Latifi
Ishte ndër njerëzit më të mbprehtë që kam takuar në jetë!
Ligjeratat e tij, kanë qenë jo vetë më atraktivet që kam përcjell si student në UP.
Sa shumë thënje ka lanë…Sa shumë raste praktike ka shpalosur para nesh…
Në sallën D3 të katit 4 të Fakultetit e kam marr notën të profesor Veseli pa u pyetur fare. Vleresimin e kishe ba nē ligjerata.
“Nuk kam ndegju student të juridikut që flet për Frojdin si ti, provimin e ke kry në ligjerata”
Kemi pas një diskutim në ligjerata për teorinë e Sigmund Freud mbi kriminalitetin që unë e mbaj në mend në detaje (salla D4).
Më ka ardhe keq kur për një fjali nga libri i tij u segregua në publik aq keq para disa vitesh.
Meqë nuk mbeti kush pa u sha e pa u baltos, Profesor Latifi për çdo student të zellshëm mbetet ndër profesorët më të arritur të Fakultetit Juridik!
….
Floriri
I bardhë si bora të jesh,
i ndritur, i larë me flori.
Prapë do të shajnë, patjetër,
pa sharë nuk mbetet njeri …!
E hodhën floririn – e tretën,
në llum, në llagëmin e zi.
Një shekull kaloi dhe e gjetën,
Floriri kish mbetur Flori …
nga Dritero Agolli.
Profesori do të mbetet flori, edhe pas shekullit tonë…
Mire u pafshim kolos! do të mbahesh mend shumë gjatë!