E diel, 19 Janar, 2025

Vdes profesor Idriz Metani

- Advertisement1-

Është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur dhe të parakohshme, prof. as. dr. Idriz Metani.

Ai ka lindur në Skrapar, më 23 qershor 1956. Ka kryer studimet e larta për Gjuhë e Letërsi shqipe në Universitetin e Elbasanit, ndërsa studimet pasuniversitare për gjuhësi i përfundoi në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës.

- Advertisement -

Për më shumë se 20 vjet ka punuar si metodist dhe specialist në organet drejtuese të arsimit parauniversitar, kurse që nga viti 2002 ka qenë pedagog për lëndën e Leksikologjisë e të Historisë së Gjuhësisë në departamentin e gjuhës shqipe të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës.

Mban gradën doktor i shkencave dhe titullin profesor i asociouar. Është autor i dhjetëra artikujve gjuhësorë të botuar brenda dhe jashtë vendit, bashkëpunëtor në disa projekte shkencore për studime në fushë të shqipes të ndërmarra nga departamenti i gjuhësisë.

Ka hartuar në bashkautorësi disa tekste shkollore të gjuhës shqipe, përmendim këtu bashkëpunimin që ai ka kryer me Shtëpinë Botuese Albas për tekstet e gjuhës shqipe për ciklin 9-vjeçar.

“Sot është një ditë e trishtuar për ne. Profesor Idriz Metani, një nga bashkëpunëtorët më të vjetër dhe më të çmuar të Albasit, na la. Ngushëllimet tona për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët e tij. Idriz Metani është një nga bashkautorët e teksteve të gjuhës shqipe për ciklin 9-vjeçar, të cilat janë vlerësuar aq shumë nga mësuesit/et në të gjithë vendin. Ai ka marrë pjesë pa u lodhur në shumë trajnime të mësuesve të gjuhës shqipe, një autor me të cilin kishe kënaqësi të bashkëpunoje se e njihte aq mirë punën me gjuhën shqipe, jo vetëm anën shkencore, por edhe atë didaktike. U prehsh në paqe miku ynë i vyer”, ka shkruar kështu, në mesazhin e saj të ngushëllimit, presidentja e kompanisë ALBAS, Rita Petro.

Prof. as. dr. Idriz Metani është anëtar i grupit të punës për vlerësimin e kurrikulës së gjuhës shqipe në arsimin parauniversitar dhe për mësimin e shqipes në shkollë, ngritur nga Këshilli Ndërakademik.

Ka marrë pjesë në disa konferenca shkencore dhe seminare ndërkombëtare për çështje të gjuhës shqipe. Me vdekjen e prof. Idriz Metanit, familja humbi njeriun e saj të shtrenjtë, kolegët, një bashkëpunëtor të përhershëm dhe shkenca gjuhësore një studiues të palodhur dhe të përkushtuar pas saj.

- Advertisement -rrrrrrr

© Portali Shkollor

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...