E diel, 24 Nëntor, 2024

Vdes një femër në Malishevë, familjarët dyshojnë se shkaktar i vdekjes mund të jetë vaksina anti-COVID

- Advertisement1-

Një femër pa shenja jete është gjetur sot në Malishevë, teksa familjarët e viktimës dyshojnë se ajo ka vdekur pasi është vaksinuar kundër COVID-19.


Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj tha për Telegrafin se rasti ka ndodhur sot rreth orës 17:00.

- Advertisement -

“Sot rreth orës 17:00, nga QKMF-e Malishevë është njoftuar Stacioni policor se nga familjaret e saj ishte sjellë një person – femër pa shenja jete. Rastit i është përgjigjur patrulla policore dhe njësia e hetimeve S.P. Malishevë, sipas mjekut kujdestar nuk vërehet ndonjë element dyshimi rreth vdekjes por në kontakt me familjarët e viktimës të njëjtit deklarojnë dhe dyshojnë se shkaktar i vdekjes mund të jetë vaksina Anti Covid-19 të cilën viktima e kishte marrë para tre dite në QKMF Malishevë”, deklaroi ai.

Gjurkaj tha se lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar i krimeve të rënda ku me urdhër te tij rasti cilësohet si me lartë dhe trupi i pa jetë i viktimës merret nga instituti i mjekësisë ligjore ne Prishtinë për obduksion.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Rrëfimi prekës i mësueses nga Vlora që është e prekur me kancer

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kanc erit të gjirit dhe të shumta kanë...

Kujdes prindër | Rritet numri i fëmijëve me COVID-19, pediatrja: Kemi kërkuar staf mbështetës

Rritja e rasteve me COVID-19 ditëve të fundit ka bërë që edhe numri i...

Mjekët e Kosovës sytë kah Gjermania, vazhdon ikja masive e tyre

Kosova rrezikon të mbetët pa mjekë nëse trendi i ikjes nga Kosova vazhdon me...

Infektologu kosovar: Kosova rrezikohet nga Lija e Majmunëve, s’ka vaksinë për këtë sëmundje

Infektologu, Hamdi Ramadani ka thënë se lija e majmunëve pritet të përhapet edhe në...