E diel, 23 Shkurt, 2025

Vdes Nexhmije Shala Radoniqi, veterane e arsimit pejan

- Advertisement1-

Në moshën 75 vjeçare, ka ndërruar jetë sot veteranja e arsimit pejan, Nexhmije Shala Radoniqi.

E ndjera Radoniqi është përcjellur po sot për në banesën e saj të fundit. ceremonia mortore, me rite fetare, është zhvilluar në varrezat e qytetit të lindjes në Pejë.

- Advertisement -

E ndjera, ka shërbyer për dekada në arsimin shqip.

Në Shkollën Fillore ‘8 Marsi’ në Pejë ka dhënë lëndën e fizikës.

E ndjera ka qenë bashkëshortja e avokatit dhe aktivistit të njohur Mustafa Radoniqi dhe nëna e Kreut aktual të KQZ-së Kreshnik Radoniqi.

Me rastin e ndarjes nga jeta, telegram ngushëllimi ka shprehur kolegtivi i punës i shkollës fillore ‘8 Marsi’.

Telegrami i plotë:

“I dhimbshëm lajmi për ndarjen nga jeta të mësimdhënëses së fizikës në SHFMU “Tetë Marsi” në Pejë Nexhmije Shala Radoniqi, do ta kujtojmë përherë për përkushtimin e saj dhe punën e zellshme në procesin edukativo-arsimor.

- Advertisement -rrrrrrr

Në emër të kolektivit të shkollës tonë, dhe në emrin tim personal, iu shprehë ngushëllime të gjithë familjes Radoniqi,Shala, kolegëve dhe ish kolegëve që punuan me të, ish nxënësve dhe të gjithë atyre që patën rastin ta njohin . Qoftë i paharruar kujtimi për veprën e saj jetësore! Drejtoria e shkollës.”

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....