- Advertisement -
Ka vdekur Nevrije Sejdiu, sekretare e shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë.
Shkolla ka shprehur ngushëllime familjes, ndërsa ka thënë se Nevrija ishte një grua e fortë, e përkushtuar, gjithmonë e hareshme dhe e afërt me të gjithë.
Njoftimi i shkollës:
NJOFTIM MORTOR
Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të koleges sonë të nderuar znj.Nevrije Sejdiu, e cila për shumë vite ka shërbyer me përkushtim dhe profesionalizëm si sekretare e shkollës në SHFMU “Ismail Qemali” Prishtinë.
Përkujtimi për punën, përkushtimin dhe humanitetin e saj do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat tona.
Nevrija ishte një grua e fortë, e përkushtuar, gjithmonë e hareshme dhe e afërt me të gjithë. Me profesionalizmin dhe shpirtin e saj bashkëpunues, ajo la gjurmë të pashlyeshme në jetën e shkollës sonë.
Kontributi i saj i çmuar për vite me radhë nuk do të harrohet kurrë.
Kujtimi për Nevrinë do të mbetet i paharruar në zemrat tona.
Zoti e pastë shpërblyer me xhenet!
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmëve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën!
Shpirti i saj pushoftë në paqe!
Me respekt,
Drejtoria dhe kolektivi i shkollës “Ismail Qemali”