Vdes në moshë të re profesori Blerim Krasniqi nga Lipjani

- Advertisement -

Është ndarë nga jeta në moshë të re, profesori i gjimnazit “Ulpiana” në Lipjan, Blerim Krasniqi.

- paragrafi 1 -

Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Lipjanit, e cila i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së të ndjerit.

- Advertisement -

“Vdekja e papritur e Blerimit është një lajm i trishtë që përjetohet me dhembje nga të gjithë qytetarët e komunës sonë dhe më gjerë. Ai ishte një profesor i shkëlqyeshëm, i urtë dhe bashkëpunëtor i mirë e profesional. Puna dhe angazhimi i tij, edhe pse për një kohë të shkurtër, lanë gjurmë në gjimnazin “Ulpiana” në Lipjan”, thuhet në njoftimin e komunës së Lipjanit.

#mësuesitkosovarë