Vdes Naser Myrtezani, drejtor i shkollës“28 Nëntori” në Bresanë

- Advertisement -

Ka vdekur Naser Myrtezani, drejtor i shkollës“28 Nëntori” në Bresanë të Dragashit.

- paragrafi 1 -

Pas një sëmundje të shkurtër, ka ndërruar jetë në moshën 49 vjeçare, Naser Myrtezani nga fshati Zapllugje, ish sekretar i degës së LDK në Dragash, kanë bërë të ditur familjarë të tij përmes njoftimeve mortore në facebook.

- Advertisement -

Ai për disa mandate ishte edhe anëtar i Asamblesë Komunale të Dragashit, ndërsa së fundi mbante pozitën e drejtorit të shkollës ” 28 nëntori” në fshatin,
Bresanë.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e sotme në varrezat e Zapllugjes në kohën e drekës.