Ka vdekur mësuesja Servete Bytyqi-Kaliqi pas një sëmundje të rëndë.
Njoftimi i shkollës “Abdyl Ramaj” në Suharekë:
Njoftim mortor
Me pikëllim të thellë njoftojmë kolegët, miqtë, nxënësit dhe të gjithë ata që e njohën se sot, pas një sëmundjeje të rëndë dhe të gjatë, u nda nga jeta profesoresha dhe kolegia jonë jonë e dashur Servete Bytyqi-Kaliqi.
Humbja e saj na ka tronditur thellë, por kujtimi për përkushtimin, urtësinë dhe dashamirësinë e saj do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat tona.