Vdes mësuesja Sabrije Kastrati nga Prishtina

- Advertisement5 -

Ka vdekur sot Sabrije Kastrati, mësimdhënëse në shkollën “Meto Bajraktari” në Prishitinë, shkruan Albanian Education.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement - M1

Lamtumirë mësuesja Sabrije!

Lajmi se e paskemi humbur mësuese Sabrije na erdhi i befasishëm dhe i rëndë sa plumbi.

Buzëqeshja dhe pozivitiviteti që ajo ka shpërndarë ende rrezatojnë në shkollën tonë. Të dashur, të urtë dhe punëtore të vyeshme e kemi pasur mësuesen Sabrije. Të tillë do ta kujtojmë gjithmonë.

- Advertisement - m2

Stafi i shkollës “Meto Bajraktari” dhe nxënësit e saj, sot ndjehemi më të varfër shpirtërisht, pasi humbëm njërën ndër mësueset e para të shkollës sonë.

Ngushëllime për familjen e saj dhe për ata mijëra nxënës që ajo i ka edukuar.

Shqip | English