E martë, 25 Shkurt, 2025

Vdes mësuesja Remzije Mustafa-Nimani nga Mitrovica

- Advertisement1-

Ka vdekur mësuesja, Remzije Mustafa-Nimani nga Mitrovica, aktiviste e palodhshme dhe ish-deputete e Parlamentit të Kosovës, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimin e ka dhënë drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Jehona Lushaku-Sadriu.

- Advertisement -

Njoftimi nga drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Jehona Lushaku- Sadriu:

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të mësueses, Remzije Mustafa-Nimanit nga Mitrovica, aktiviste e palodhshme dhe ish-deputete e Parlamentit të Kosovës. Angazhimi i saj si kryetare e Forumit të Gruas të LDK-së në Mitrovicë për dy mandate la gjurmë të pashlyeshme në fuqizimin e grave dhe avancimin e demokracisë në vendin tonë.

Zonja Remzije frymëzoi breza të tërë me punën e saj të jashtëzakonshme në arsim dhe angazhim politik. E qetë dhe fisnike, ajo ishte shembull i përkushtimit ndaj Kosovës, të cilës i shërbeu me nder dhe dinjitet.

Në emër të Forumit të Gruas së LDK-së u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin.

Kujtimi i saj do të mbetet i përjetshëm!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...