Vdes mësuesja Remzije Dauti Selimi nga Prishtina

- Advertisement -

Ka vdekur mësuesja Remzije Dauti Selimi, nga Prishtina. Njoftimin e ka dhënë shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës “Xhemail Mustafa”:

- Advertisement -

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të mesueses së nderuar, Remzije Dauti Selimi, e cila u nda nga jeta më 14 dhjetor 2024.

Ajo ka lënë një trashëgimi të paharruar në Shkollën “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ku dha një kontribut të jashtëzakonshëm për edukimin dhe formimin e brezave të rinj.

Për shumë vite, mesuesja Remzije shërbeu si një udhëheqëse e dashur për të rinjtë, duke u munduar gjithmonë të ofronte më të mirën për secilin nxënës.

- Advertisement -

Puna e saj nuk ishte vetëm mësimdhënie, por edhe një mësim për jetën, duke i udhëhequr me vlera të larta dhe një pasion të pashuar për arsimin.

Pas një karriere të shquar, ajo u pensionua në vitin 2009, por kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat e atyre që e kanë njohur.

Në këto momente të dhimbshme, ngushëllimet më të sinqerta i shprehim familjarëve të saj dhe të gjithë kolektivit të Shkollës “Xhemail Mustafa”.

Ne do ta kujtojmë gjithmonë kontributin dhe dashurinë e saj për arsimin dhe nxënësit.